Temperatura deri në 34°C javën e ardhshme, të martën mundësi për reshje dhe rrufe - NACIONALE

Temperatura deri në 34°C javën e ardhshme, të martën mundësi për reshje dhe rrufe

2 orë më parë

nga NACIONALE

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka publikuar parashikimin e motit për periudhën 17–21 gusht 2026, ku pritet mot kryesisht me diell, ndërsa të martën në disa zona mund të ketë reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Të hënën, më 17 gusht, pritet mot me diell dhe vranësira të pjesshme. Temperaturat minimale do të jenë 10–14°C, ndërsa maksimalet 28–34°C.

Të martën, më 18 gusht, parashihen intervale me diell dhe vranësira, të cilat lokalisht mund të sjellin reshje shiu dhe rrufe. Në zonat me zhvillime konvektive mund të ketë edhe rritje të përkohshme të shpejtësisë së erës. Temperaturat do të lëvizin nga 11–15°C minimalet dhe 24–28°C maksimalet.

Të mërkurën, më 19 gusht, pritet mot me diell dhe pjesërisht i vranët, me temperatura 10–14°C dhe 24–30°C.

Të enjten, më 20 gusht, moti do të jetë kryesisht me diell, me pak vranësira në zonat malore. Temperaturat pritet të jenë 9–13°C minimalet dhe 27–33°C maksimalet.

Të premten, më 21 gusht, pritet mot kryesisht me diell, me temperatura minimale 11–15°C dhe maksimale 29–34°C.

Lajme të ngjashme