të vrarë nga granatimet ruse në Ukrainë brenda 24 orëve
Zyrtarët ukrainas kanë thënë se në 24 orët e fundit granatimet ruse kanë vrarë të paktën tetë civilë dhe kanë plagosur 25 të tjerë në provincën e Donetsk.
Ndërkohë, edhe separatistët pro-rusë kanë thënë se sulmet e forcave ukrainase kanë lënë të vrarë katër persona.
Pas këtyre sulmeve, zyra presidenciale e Ukrainës ka njoftuar se forcat ruse kanë në shënjestër qytete dhe fshatra në juglindje të vendit, ku ditët e fundit Rusia ka shtuar ofensivën e saj. Ndërsa, guvernatori i rajonit, Pavlo Kyrylenko është shprehur se, “çdo krim do të dënohet”, duke kërkuar nga banorët e që të evakuohen.