“Të tendosur me ShBA-në, nën sanksione të BE-së, qeveri e mbrapsht”: Hoti reagon pas konferencës së Hovenier - NACIONALE

“Të tendosur me ShBA-në, nën sanksione të BE-së, qeveri e mbrapsht”: Hoti reagon pas konferencës së Hovenier

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Që Kosova – si vendi më proamerikan dhe proevropiane – të jetë nën sanksione evropiane dhe me raporte tejet të lënduara me Shtetet e Bashkuara të Amerikës “është paradoksale”, ka shkruar në një deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti. E kjo, sipas Hotit, vjen si rezultat i një “qeverie të mbrapsht”.

Reagimi i Hotit:

1. Është paradoksale që vendi më proamerikan e proevropian në rajon e më gjerë të jetë nën sanksione evropiane dhe me marrëdhënie të tendosura me aleatin kryesor.

2. Vetëm një qeveri e mbrapshtë e merr mandatin qeverisës me një marrëveshje aktive të nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë dhe e sjell vendin në këtë situatë.

3. Sot, zyrtarët e Qeverisë së Kosovës do të duhej të ishin në takime në Tiranë, qoftë edhe si pjesë e takimeve të Sekretarit Blinken me lidershipin e Shqipërisë. Por, fatkeqësisht, duhet të ndëgjojmë sqarimet e Ambasadorit Amerikan në Prishtinë për të vërtetën e raporteve të ShBA-së me Kosovë, sepse Qeveria e Kosovës është thjeshtë manipuluese e opinionit publik.

Lajme të ngjashme