Të shtënat në Vushtrri: Një nga të plagosurit në gjendje të rëndë shëndetësore
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Komunën e Vushtrrisë, ku nga të shtënat me armë zjarri ka mbetur i vrarë një person dhe dy të tjerë janë plagosur.
Nacionale ka mësuar se personat e plagosur po trajtohen në QKUK.
Burimi i ka thënë Nacionales se njëri prej të plagosurve është në gjendje të rëndë shëndetësore.