Të shtënat në Pragë: Disa të vdekur dhe dhjetëra të plagosur nga të shtënat në universitet - NACIONALE

Të shtënat në Pragë: Disa të vdekur dhe dhjetëra të plagosur nga të shtënat në universitet

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia çeke thotë se disa persona janë vrarë dhe "dhjetëra" janë plagosur në një të shtëna në një universitet në Pragë, raportonBBC.

Policia tha se personi i armatosur ishte "eliminuar" pas sulmit në Universitetin Charles, në sheshin Jan Palach në qendër të qytetit.

Mediat çeke raportuan se të paktën 11 persona vdiqën në incident, duke përfshirë edhe personin e armatosur.

Stafit të universitetit iu tha të "qëndrojnë në vend", të barrikadojnë veten në dhoma dhe të fikin dritat, raportoi Reuters.

Lajme të ngjashme