Të shtënat me armë zjarri në Shkodër: Kush është i dyshuari dhe viktima?
Një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë janë plagosur në një atentat me armë zjarri që ndodhi në një lokal pranë bashkisë së Shkodrës.
Nga breshëria e plumbave të kallashnikovit ka mbetur i vrarë Armando Pali, ndërsa në gjendje të rëndë janë plagosur Erogen Vaso (i njohur edhe si Erogen Brajoviç), një tjetër person dhe një grua.
Lidhur me atentatin me armë zjarri të ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në Shkodër, burime policore bëjnë me dije se është arrestuar autori i dyshuar, Ragip Gilaj, banues në Shkodër.
Policia bën me dije se ai është kapur bashkë me armën e krimit dhe makinën që ka tentuar të largohet. Në momentin e ngjarjes, i dyshuari Ragip Gilaj ishte me skafandër në kokë dhe me një veshje blu ndërkohë që ka hapur zjarr në drejtim të personave të plagosur.