Të shtënat masive në Austri: Numri i viktimave rritet në 11
Numri i viktimave nga sulmi në Graz është rritur në 11, pasi një nga të plagosurit në të shtënat e mëngjesit ka ndërruar jetë në spital, raportojnë agjencia austriake e lajmeve APA dhe ORF.
Më herët, zyrtarët kishin njoftuar se gjashtë vajza dhe tre meshkuj ishin mes të vdekurve.
Policia beson se i dyshuari, një ish-student 21-vjeçar, ka kryer vetëvrasje në tualetin e shkollës.