Të shtëna me armë në një qendër tregtare në Kopenhagë, disa të plagosur - NACIONALE

Të shtëna me armë në një qendër tregtare në Kopenhagë, disa të plagosur

4 vjet më parë

nga Miranda Shala

Zyrtarët e vendit kanë njoftuar se disa persona kanë qëlluar me armë zjarri në një qendër tregtare në kryeqytetin danez, Kopenhagë.

Policia e qytetit ka shkruar në Twitter duke thënë se, "në qendrën tregtare Field’s ka pasur të shtëna me armë ku janë plagosur disa njerëz”.

Ndërsa numri i saktë i të plagosurve nuk është i bërë i ditur dhe ende nuk dihet nëse ka të vrarë, në vendngjarje kanë arritur ekipet e ambulancës dhe zjarrfikësve.