Të shtëna me armë brenda një lokali në Prishtinë, plagoset një person
Një person është plagosur nga të shtënat me armë zjarri në orët e hershme të mëngjesit të 5 shtatorit në Prishtinë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:50 në rrugën “Lidhja e Pejës”, pas një konflikti mes viktimës dhe personit të dyshuar.
Sipas Policisë, gjatë mosmarrëveshjes, i dyshuari ka përdorur armë zjarri duke qëlluar në drejtim të viktimës brenda një lokali.
Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është transportuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor.
Në vendin e ngjarjes kanë intervenuar njësitet relevante policore, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit.
Ndërkohë, i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes dhe deri më tani vendndodhja e tij nuk dihet.
Rasti është duke u hetuar nga Policia e Kosovës dhe është cilësuar si “Vrasje në tentativë”.