Të premtën para Komunës së Prishtinës protestojnë punëtorët teknik
Të premtën para Komunës së Prishtinës pritet të protestojnë punëtorët Teknikë të sektorit Privat.
Kërkesë e tyre është rritja e pagave.
Ky vendim për protest u mor nga Federata Sindikale
Kryetari i kësaj sindikate, Jusuf Azemi, ka thënë për Front Online se kërkesa në këtë protestë është rritja e pagave.
“Protesta do të zhvillohet të premten në ora 08:00 para Komunës së Prishtinës. Kërkesa jonë është rritja e pagave të punëtorëve që janë nën menaxhim të Komunës së Prishtinës. Për punëtorët teknik dhe sigurimit fizik që i mirëmbajnë disa shkolla dhe qendra të mjekësisë familjare që përgjegjës është komuna”, tha Azemi për Front Online.