Të premten aktgjykimi ndaj tre të akuzuarve për sulmin në Banjskë
Të premten në Gjykatën Themelore në Prishtinë pritet të bëhet shpallja e aktgjykimit ndaj të akuzuarve për sulmin në Banjskë, Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq.
Seanca pritet të fillojë nga ora 15:00.
Kujtojmë se Prokuroria ka kërkuar burgim të përjetshëm për tre të akuzuarit.
Këtë kërkesë e parashtroi prokurori Naim Abazi.
Ai theksoi se dënimi duhet të jetë pasi ka prova të mjaftueshme se grupi terrorist në Banjskë, kishte plane kundër rendit kushtetues të Kosovës.