Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit
Kryesia e Kuvendit të Kosovës pritet të mblidhet të hënën, në takimin e parë pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me çështjen e zgjedhjes së presidentit.
Gjykata Kushtetuese ka dhënë një afat shtesë për zgjedhjen e kreut të shtetit, ndërsa ka vlerësuar se dekreti i presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit nuk ka prodhuar efekt juridik.
Në rendin e ditës së mbledhjes janë disa pika, përfshirë shqyrtimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, si dhe formimin e komisioneve Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Komisionit të Pavarur të Mediave dhe Bordit të RTK-së.
Sipas vendimit të Kushtetueses, dekreti për shpërndarjen e Kuvendit është anuluar dhe deputetët kanë në dispozicion 34 ditë për të zgjedhur presidentin e ri.
Në rast se ky proces dështon, Kuvendi shpërndahet dhe vendi shkon në zgjedhje të parakohshme, të cilat duhet të mbahen brenda 45 ditësh.