Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit - NACIONALE

Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit

1 vit më parë

nga Flakon Demaku

Të hënën do të mblidhet Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Takimi është paraparë të fillojë në orën 11:00.

Në këtë mbledhje do të vendoset rendi i ditës së seancës plenare, intervista me ministrin e Financave Hekuran Murati e të tjera.

Rendi i ditës

I. Caktimi i rendit të ditës për Seancë plenare:

1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
2. Pyetjet parlamentare,
3. Interpelancë me ministrin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, z. Hekuran Murati për çështjen: “Cenimi i të drejtave të punëtorëve në administratën shtetërore me ndalimin e pagave, si dhe presioni mbi pushtetin lokal, ndërhyrja në autonominë e komunave”,
4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-155 për sanksionet e shёnjestruara kundër shkelësve të huaj të të drejtave të njeriut,
5. Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Komisionit të Pavarur të Mediave, nga radhët e komunitetit shqiptar.

II. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave

Lajme të ngjashme