Të dielën mot i vranët me reshje shiu dhe rrufe në Kosovë
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka parashikuar nesër mot kryesisht të vranët, por edhe me intervale me diell.
Sipas parashikimit, vranësirat në disa zona pritet të sjellin reshje shiu, të shoqëruara me shkarkime rrufesh.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 10 deri në 14 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale pritet të arrijnë nga 25 deri në 29 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga drejtimi i veriperëndimit, me shpejtësi nga 1 deri në 11 metra në sekondë.