Të dielën Abdixhiku udhëton në Gjermani, takohet me bashkatdhetarët - NACIONALE

Të dielën Abdixhiku udhëton në Gjermani, takohet me bashkatdhetarët

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi të dielen e 6 nëntorit udhëton për në Gjermani ku do të ketë tubim me bashkëatdhetarët atje.

Kështu ka njoftuar Lidhja Demokratike e Kosovës përmes llogarisë së Facebook-ut të këtij subjekti.

“Lumir Abdixhiku bashkë me Ekipin Politik për Mërgatë, anëtarë të Kryesisë dhe deputetë të Kuvendit “të Kosovës mbajnë tubim me bashkatdhetarët tanë në Gjermani këtë të diel, më datë 6 nëntor 2022, në orën 12:00, në Johann Klein Strabe 22, 67227 Frankenthal”, thuhet në njoftim.

LDK-ja thonë se vlerësojnë rolin dhe kontributin që mërgata ka dhënë për lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin e Kosovës.

“Vendit tonë më shumë se kurrë i duhet që ky mision i nisur 33 vite më parë të vazhdojë edhe më tutje deri në arritjen e qëllimit tonë të përbashkët - rrugëtimin euroatlantik të Kosovës dhe përtej”, shkruhet në njoftimin e kësaj partie.

Kujtojmë që të dielen e 14 nëntorit Abdixhiku do të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në vizitën e tij më të rëndësishme deri tash jashtë vendit. Pse kjo ka rëndësi?

Burimet e kanë informuar redaksinë e Nacionales se z. Abdixhiku do të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara në një vizitë mjaft të rëndësishme për këtë parti opozitare.

Lajme të ngjashme