Krasniqi: Intervenimi i Osmanit në një klinikë private është ofendim dhe thyerje për njerëzit - NACIONALE

Krasniqi: Intervenimi i Osmanit në një klinikë private është ofendim dhe thyerje për njerëzit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka komentuar shkuarjen e Presidentes, Vjosa Osmani në një spital privat për intervenim kirurgjik dhe jo në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Krasniqi ka thënë se shkuarja e Osmanit në një klinikë private është ofendim dhe thyerje për njerëzit

“Është ofenduese për krejt këta mjekë e infermierë që sot punojnë me shumë vështirësi që sot punojnë pa javë rrit pagat përkundër premtimeve, e që shumë prej tyre po lypin një perspektiv jashtë këtij vendi dhe normalisht kur ti ofendon i pari i vendit, në këtë rast Presidentja që thotë juve nuk ju besoj dhe po shkoj në një klinikë private. Nuk besojë që është ma larg se 500 metra prej QKUK-së klinika që ka intervenu është ofendim, është deprimim është thyerje për njerëzit. Nuk i ka pas hije me shku në një klinikë private kur të njëjtin intervenim me të njëjtën cilësi, me të njëjtat instrumente ka muajt me pas në QKUK bile do ta kishte përshëndetur çdo secili qytetarë i Kosovës, por ky është mentaliteti i kësaj Qeverie e i këtij pushteti ndaj shëndetësisë”, ka thënë Krasniqi në RTV Dukagjin.

Lajme të ngjashme