Të dërguarit e Gjermanisë dhe Francës arrijnë në Merdare
Pas takimit me kryeministrin Albin Kurti Kurti, i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, dhe këshilltarët e Gjermanisë dhe Francës për dialogun, Jenns Plettner dhe Emmanuel Beaune, janë nisur për në Serbi.
Gazeta Nacionale ka siguruar foto ku diplomatët evropian kanë arritur në pikën kufitare në Merdare.
Ata kanë zbritur nga makinat për ta vizituar ketë pikë kufitare në mes të dy shteteve.
Pas takimit me Kurti, emisari i BE-së ka thënë se diskutimi ishte shumë i rëndësishëm, por nuk ka dhënë shumë detaje.
Ai tha se me Kurtin diskutuan rreth dialogut dhe lëvizjes përpara të procesit të Brukselit.
“Sapo përfunduam një takim më shumë se dy orësh me zotëri Kurtin me të cilin diskutuam për dialog dhe si të sjellim dinamikë në proces dhe me qu procesin përpara”, ka thënë Lajçak.
