Të bashkuar kundër dhunës në familje, MD-ja nënshkruan memorandum me bashkësitë fetare
Ministria e Drejtësisë ka nënshkruar sot memorandume bashkëpunimi me të gjitha bashkësitë fetare në vend.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka bërë me dije se përmes këtij memorandumi synohet realizimi i sesioneve informuese kundër dhunës në familje dhe dhunës ndaj vajzave e grave për komunitetin fetar.
“Me Myftiun, Naim Tërnava nga Bashkësia Islame, Imir Gashi nga Kisha Protestante Ungjillore dhe Don Kolë Dedaj nga Ipeshkvia Prizren-Prishtinë, të bashkuar kundër dhunës në familje dhe dhunës ndaj vajzave dhe grave. Sot, nënshkrova memorandume bashkëpunimi me Bashkësitë Fetare, përmes së cilave u pajtuam për realizimin e sesioneve informuese kundër dhunës për komunitetin fetar, dhe mobilizimin e liderëve në komunitet, si partner e bashkëpunëtorë në veprimet kundër dhunës në familje dhe dhunës ndaj grave. Sot dhe çdo ditë tjetër!”, ka shkruar Haxhiu.