Taulant Kryeziu tregon cilat janë dy problemet e draftit të Asociacionit sipas FES
Njohësi i integrimeve evropiane dhe ish-zv/ministri në qeverinë Kurti I, ka komentuar draftin e Asociacionit që pritet të publikohet nga FES.
Kryeziu ka shkruar se ky draft ka dy probleme madhore: monoetnicitetin dhe autoritetin publik që i është veshur.
POSTIMI:
Draft-Statuti i Asociacionit i propozuar nga FES ka shumëçka në përputhje me kushtetutën e shtetit. Problemet që mund të jenë si: sistemi juridik paralel, kundërshtimi i epërsisë kushtetuese (që ishin të parashikuara në marrëveshjen e 2015-ës), e drejta për të vënë taksa, kompetenca për t’i detyruar komunat, raporti paralel me autoritetin qendror etj.,nuk janë prezente në këtë draft.
Megjithatë, ai ende shpërfaq dy probleme madhore: monoetnicitetin dhe autoritetin publik që i është veshur. Këto të dyja e bëjnë shumë të ndryshëm nga Asociacioni i Komunave të Kosovës, në shpërputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese.