Tasholli: Specialja ka nevojë për një hetim special
Analisti Ismail Tasholli, ka reaguar ndaj lajmit se njeriu i shërbimit sekret serb ka bashkëpunuar me Prokurorinë e Speciales për të ofruar dëshmi të rrejshme.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se Gjykata Speciale ka nevojë për një hetim special.
“‘Jo veç një dëshmitar i rrejshëm, por një rrjet i tërë në skandalin e zbuluar të Speciales” - na u tha dje nëpër media. Specialja ka nevojë për një HETIM special, masi e ka marrë drejtësinë, KAQ PA NDERSHËM, veç në duart e veta”, ka shkruar ai.
Dje, gazeta Nacionale ka raportuar për këtë skandal të Speciales.
Avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson, në një parashtrim të dorëzuar në Gjykatën Speciale, ka dorëzuar pretendime se një person i Shërbimit Sekret Serb ka bashkëpunuar me Prokurorinë e Specializuar, dhe ka ofruar dëshmi të rrejshme kundër Hashim Thaçit e Kadri Veselit. Nacionale sjell detaje.
Gjithçka lidhet me dosjet që dorëzoheshin në zyrat e Organizatës së Veteranëve të Luftës para 2 vjetësh. Një dëshmitar ishte paraqitur në Gjykatën Speciale, duke dhënë dëshmi se Hashim Thaçi e Kadri Veseli ishin përgjegjës për rrjedhjen e dokumenteve nga Prokuroria.