"Tash po e kuptoj pse s'ma çele telefonin": Berisha me urim të çuditshëm për këshilltarin e Osmanit
Sefer Isufi është emëruar këshilltari ushtarak i presidentes, Vjosa Osmani.
Rreth kësaj ka reaguar Ridavn Berisha, i cili ka thënë se tani e ka kuptuar pse Isufi nuk ka pas guxim të hap telefonin për çështje pune gazetarie.
Ndër të tjera, Berisha e ka quajtur Osmanin “politikanja më toksikes e manipulante me shkollë që e njeh historia e pluralizmit kosovar”.
“Urime Gjneral Sefer Isufi, detyra e këshilltarit të presidentes Vjosa Osmani, politikanes më toksike e manipulante me shkollë që e njeh historia e pluralizmit kosovar! Tash po e kuptoj që as telefonin nuk ke pas guxim me e çelë kur ju kam ftu për çështje pune gazetarie!” – ka shkruar Berisha në reagimin e tij në Facebook.
