Taravarit nuk i pëlqen nderimi që Prishtina ia bëri Ali Ahmetit: Ofendim për shqiptarët e Maqedonisë
Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Arben Taravari, ka reaguar pasi Ali Ahmeti u nderuar me ‘Çelësin e Kryqytetit” në Prishtinë.
Taravari ka thënë se kjo është ofendim për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.
Postimi:
Në një kohë kur ambasada amerikane e ka shpallur numrin 2 të Ali Ahmetit në Listën e Zezë si një njeri i përfshirë në afera koruptive, dhe Ahmeti vet për 22 vjet ka keqpërdorur popullin duke e varfëruar e duke pasuruar nipat dhe Njerëzit e tij , dhënia e Çelsit të Prishtinës nga Përparim Rama më duket një absurditet dhe ofendim sidomos për ne, Shqiptarët e Maqedonisë.