Tammy Ziv: Qytetarët do të njoftohen sapo vendimi të hyjë në fuqi
Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tammy Ziv, ka njoftuar se Qeveria Izraelite ka vendosur të miratojë marrëveshjen për heqjen e vizave për shtetasit e Republikës së Kosovës
Me anë të një postimi në “X”, ajo ka thënë se qytetarët do të njoftohen me kohë sapo vendimi të hyjë në fuqi.
“Më pak se tri vjet pas vendosjes së marrëdhënieve mes dy vendeve tona, Qeveria e Shtetit të Izraelit ka vendosur të miratojë marrëveshjen për heqjen e vizave për shtetasit e Republikës së Kosovës. Të dyja ministritë përkatëse do të vazhdojnë procedurat e nënshkrimit dhe qytetarët do të njoftohen sapo vendimi të hyjë në fuqi. Shpresoj që ky moment historik i veçantë në marrëdhëniet tona dypalëshe do të nxisë më tej bashkëpunimin në rritje midis vendeve tona dhe do t’i afrojë qytetarët tanë”, tha ajo.
Less than three years after the establishment of relations between our two countries, the Government of the State of #Israel has decided to approve the visa waiver agreement for the nationals of the Republic of #Kosova.
— Tammy Ziv 🇮🇱 (@AmbTammyZiv) January 29, 2024
Both relevant ministries will continue the signing… pic.twitter.com/xqCwp9rjaP