Talibanët e dënojnë fuqishëm sulmin në Rusi: Shkelje flagrante e të gjitha standardeve njerëzore - NACIONALE

Talibanët e dënojnë fuqishëm sulmin në Rusi: Shkelje flagrante e të gjitha standardeve njerëzore

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Qeveritarët talibanë të Afganistanit e kanë dënuar sulmin e së premtes në një sallë koncertesh në Moskë, ku u vranë 115 persona e u plagosën mbi 100 të tjerë.

Ministria e Jashtme e Afganistanit “e dënon me termet më të fuqishme sulmin e fundit terrorist në Moskë… të pretenduar nga Daesh-i dhe e konsideron shkelje flagrante të të gjitha standardeve njerëzore” – shkroi në rrjetin X zëdhënësi i kësaj ministrie, Abdul Qahar, duke iu referuar grupit me akronimin arab, raporton Radio “Evropa e Lirë”.

ISIS-i ka kryer shpesh sulme në Afganistan që nga rikthimi i talibanëve në pushtet më 2021.

Më 21 mars, ISIS-i e mori përgjegjësinë për një sulm që la të vrarë 19 punëtorë talibanë afër një banke në Kandahar.

Lajme të ngjashme