Takoi Gjuriqin, Hoxhaj i reagon kryediplomatit ukrainas: Po flirton me Serbinë që është pjesë e boshtit të gjenocidëve të udhëhequr nga Rusia
Ish-kryediplomati, Enver Hoxhaj, i ka reaguar ministrit të jashtëm të Ukrainës, i cili takoi homologun e tij në Serbi, Marko Gjuriqin.
Përmes një postimi në X, Hoxhaj ka thënë se “është për keqardhje që mban në Ballkan politikën e jashtme pro-ruse të Yanukovych-it duke flirtuar me Serbinë që është pjesë e boshtit të gjenocidëve të udhëhequr nga Rusia”.
“Është për të ardhur keq që Ukraina mban në Ballkan politikën e jashtme pro-ruse të Yanukovych, duke flirtuar me Serbinë që është pjesë e boshtit të gjenocidëve të udhëhequr nga Rusia. Nocioni i Ukrainës pro-evropiane dhe pro-perëndimore duket të jetë asgjë më shumë se një fasadë në realitet.”, ky është reagimi i Hoxhajt.
It's unfortunate that #Ukraine maintains in the #Balkans the pro-Russian foriegn policy of Yanukovych, by flirting with Serbia that is part the Russian led axis of genociders. The notion of a pro-European & pro-Western Ukraine appears to be nothing more than a facade in reality. https://t.co/IYlpvp9RnL
— Enver Hoxhaj (@Enver_Hoxhaj) May 13, 2024