takohet me ish-Presidentin Sejdiu
Ministri Mehaj, nëpërmjet një postimi në Facebook ka njoftuar se është takuar me ish-Presidentin Fatmir Sejdiu, të cilin ai pohoi se e vlerëson lartë.
"Sot prita në takim ish-presidentin Fatmir Sejdiu, me të cilin diskutuam për zhvillimet aktuale në mjedisin e sigurisë dhe mbrojtjes, procesin e integrimit euro-atlantik të Kosovës dhe për çështje tjera me interes për shtetin tonë, përfshirë edhe projektin tonë për lëndën e sigurisë, mbrojtjes dhe paqes në programin mesimor të shkollave tona" shkroi Mehaj në postimin e tij.
Më tutje, Mehaj sqaroi se në takimin në fjalë është biseduar për ngjarjet e tanishme në lidhje me reformimin dhe problemet aktuale të Kosovës.
Postimin e plotë mund ta gjeni më poshtë: