takimin me Kurtin, flet edhe për videon e Radojiçiq
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se nuk është e vërtetë që një takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, është caktuar. Sipas tij, është Kurti ai që po ikën nga takimet.
“S’është e vërtetë. Nuk më ka pyetur askush. Nuk iki unë nga ndonjë takim, kryesisht ai ka ikur nga takimet. Unë nuk ik”, ka thënë Vuçiq, raportojnë mediat serbe.
I pyetur për videon e nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radojçiq, se ai është kthyer në Leposaviq, Vuçiqi ka thënë se nuk e kupton mesazhin që ka dashur Radojçiqi ta dërgonte.
“Nuk më intereson për mesazhin, pyeteni atë. Ata thonë se u paraqit në Leposaviq dhe se u kthye. Epo, ai jeton në Kosovë e Metohi, çka ka që të diskutohet”, ka thënë presidenti serb.