Takimi për të cilin nuk u njoftuan mediat: Haxhiu e priti në ministri kryetaren e Gjykatës Speciale - NACIONALE

Takimi për të cilin nuk u njoftuan mediat: Haxhiu e priti në ministri kryetaren e Gjykatës Speciale

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim kryetaren e Gjykatës Speciale, Ektareina Trendafilova.

Lajmi u konfirmua nga Ministria e Drejtësisë pas takimit, për të cilin mediat nuk u njoftuan më herët.

Temat e diskutimit u tha se janë të drejtat e palëve në procedurë, rolin e Avokatit të Popullit dhe bashkëpunimin ndër-institucional.

KOMUNIKATA:

Ministrja Haxhiu priti në takim Kryetaren e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, sot ka pritur në vizitë, kryetaren e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova me të cilën diskutuan për punën e Dhomave të Specializuara, përgjegjësitë e saj, të drejtat e palëve në procedurë, roli i Avokatit të Popullit dhe bashkëpunimi ndërinstitucional.

Lajme të ngjashme