Takimi për dinarin, Mehmetaj: Bislimi po tregon që e ka komprometuar vendimin e BQK-së - NACIONALE

Takimi për dinarin, Mehmetaj: Bislimi po tregon që e ka komprometuar vendimin e BQK-së

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Gazetari Lirim Mehmetaj ka reaguar pas përfundimit të takimit të tretë për dinarin në Bruksel.

Duke i komentuar qëndrimin e zëvendëskryeministri Besnik Bislimi pas takimit, Mehmetaj ka thënë se kryenegociatori i Kosovës po tregon se e ka komprometuar vendimin e Bankës Qendrorë.

“Zëvendëskryeministri i Kosovës po tregon që e kanë kompromitu vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës, duke pranuar propozim të Miroslav Lajçak-ut (i cili sipas Albin Kurtit punon për Serbi). Pra, Lajçak-u që qeveria e Kosovës e pati deklaru si njeri të Serbisë, paska dhënë propozim për çështjen e dinarit dhe Kosova e ka pranuar këtë propozim, duke iu mbivendos kështu institucioneve të pavarura të Kosovës”, ka shkruar ai në profilin e tij në “Facebook”.

Sipas tij, Qeveria Kurti po i mban vetëm premtime në raport me familjarët e tyre.

Edhe çka duhet me ndodhë për me kuptu që këta janë butakë që të vetmet premtime që i mbajnë janë premtimi i familjarëve të tyre që nga qeveria do të dalin milionerë”, ka shkruar Mehmetaj.

Lajme të ngjashme