Takimi në Shtëpinë e Bardhë, Ramabaja vije në përfundim: Zelensky ra në kurthin e Trumpit - NACIONALE

Takimi në Shtëpinë e Bardhë, Ramabaja vije në përfundim: Zelensky ra në kurthin e Trumpit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Analisti Sadri Ramabaja, i cili njihet si mbështes i madh i kryeministrit Albin Kurti, ka dhënë mendimin e tij për takimin e tensionuar Trump – Zelensky.

Ende pa u ftohur mirë “gjakrat”, ai ka dhënë përfundimet e tij, duke i dal në krah presidentit ukrainas.

Në profilin e tij në “Facebook”, Ramabaj ka shkruar se presidenti Zelensky ka rënë në kurthin e presidentit amerikan.

“Në Shtëpinë e Bardhë sot kishim një shou televiziv të pregaditur mirë. Presidenti i Ukrainës ra në kurthin që kishte të parashkruar skenarin. Nuk bëhej fjalë sot për nënshkrimin e marrëveshjes së parapregaditur lidhur me eksplatimin e mineraleve të rralla. Në ditët e fundit Trumpi e kishte vu re se nuk do t'ia arrite ta ndalte luftën ashtu siç kishte paralajmruar, meqë, e qartë, Putini po dikton kushtet e kapitullimit të Ukrainës. Fjala është për mbajtjen nën kontrollin rus të territoreve të pushtuara; për demilitarizimin e Ukrainës; për forca të sigurisë që do të përkujdeseshin për paqen mes fronteve, e që të pranueshme për Rusinë do të mund të ishin vetëm ato nga Austria apo Qiproja. Kaq!”, ka shkruar ai, duke vazhduar se presidenti amerikane iu hakmor presidentit ukrainas.

“Këto kushte nuk i pranoi dot presidenti i Ukrainës dhe pavarësisht se u ndodhë në një situatë të palakmueshme, ai vazhdoi të kishte qëndrim prej heroit të pamposhtur. Trumpi nuk kishte si ta pranonte këtë fiasko. Prandaj hakmarrja ishte parapërgaditur mirë dhe ekzekutimi i saj qe i pa shembullt!”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme