Takimi me Zv. Nd. Sekretarin e Mbrojtjes së ShBA-ve, Osmani: Kosova mbetet e përkushtuar për thellimin e bashkëpunimit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pas takimit me zëvendësndihmës Sekretarin e Mbrojtjes të ShBA-ve, David A. Baker, ka theksuar rëndësinë e mbështetjes amerikane për forcimin e Kosovës. Ajo shprehu se ky bashkëpunim është kyç për rritjen e sigurisë dhe zhvillimit të vendit.
Osmani shtoi se Kosova do të vazhdojë të intensifikojë bashkëpunimin me ShBA-në, veçanërisht në sektorin e mbrojtjes dhe industrisë përkatëse. Osmani tha se ky partneritet ofron mundësi të shumta për përfitime të ndërsjella për të dyja vendet.
Presidentja gjithashtu u shpreh se anëtarësimi i Kosovës në NATO mbetet një prioritet strategjik, dhe mbështetja e Shteteve të Bashkuara në këtë proces është esenciale për arritjen e këtij qëllimi.