Takimi me shefin e CIA-s, Kurti: Takimi ka shkuar shumë mirë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për takimin që ka pasur javën e kaluar me shefin e CIA-s, William Burns.
Ai ka thënë se takimi ka shkuar shumë mirë.
Sipas kryeministrit, vizita e shefi të CIA-s është një dëshmi e përkushtimit ShBA-së për sigurinë në rajon.
“Takimi ka shkuar shumë mirë dhe ne natyrisht që ne kemi bashkëpunim me SHBA dhe me këtë institucion tejet të rëndësishëm të inteligjencës dhe sigurisë, para së gjithash nëpërmjet Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. Kjo është një dëshmi tjetër e përkushtimit dhe kujdesit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për sigurinë edhe parandalimin e çfarëdo kërcënimi të sigurisë për Republikën tonë në kuadër të marrëdhënieve bilaterale me SHBA-në dhe të paqes, stabilitetit e sigurisë rajonale të Ballkanit Perëndimor”, ka thënë Kurt.
Këto deklarime, Kurti i ka bërë, pas ceremonisë se përurimit të renovimit të Klinikës Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.