Takimi Kurti-Vuçiq, Konjufca: Nuk pres diçka të rëndësishme dhe esenciale, kurrfarë Asociacioni nuk është në rend dite - NACIONALE

Takimi Kurti-Vuçiq, Konjufca: Nuk pres diçka të rëndësishme dhe esenciale, kurrfarë Asociacioni nuk është në rend dite

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka komentuar takimin që pritet të mbahet mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq të mërkurën në Bruskel.

Ai ka thnë se nuk pret diçka të rëndësishme dhe esenciale.

Gjithashtu, Konjufca ka mohuar se Asociacioni është në rend të ditës për Kosovën.

Nuk pres diçka të rëndësishme dhe esenciale. Nuk pres nga Serbia që ajo do ta zbatojë marrëveshjen bazike. Kurrëfarë Asociacioni nuk është në rend dite për Republikën e Kosovës, njëherë për njëherë.” – ka thënë ai për RTV21.

Lajme të ngjashme