Takimi Kurti-Burns, Dugolli merret me disa deklarata: Statuset edhe mund t’i fshijnë - NACIONALE

Takimi Kurti-Burns, Dugolli merret me disa deklarata: Statuset edhe mund t’i fshijnë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Enver Dugolli, deputet i VV-së, ka shkruar një status, në të cilin ka shpërndarë edhe një fotografi të kryeministrit Albin Kurti dhe shefit të CIA-s, Ëilliam Burns.

Në shkrimin e tij, Dugolli ka përmendur disa deklarata, duke aluduar me shumë gjasë në deklaratat e djeshme të opozitarëve dhe analistëve për mostakimin e Kurtit me shefin e CIA-s.

“Statuset edhe mund t'i fshijnë, po çka do bëhet me deklaratat e disave qe nëpër studio televizive, në dëshpërim e sipër mundoheshin të impononin me çdo kusht tregimin e Vuqiçit, Daqiçit e Vulinit për lirimin e Kurtit nga burgu, deri te "antiamerikanizmi e tij"...” – ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme