Takimi informues për hapjen e urës, Muharremi: Le të marrë pjesë edhe kryeministri Kurti - NACIONALE

Takimi informues për hapjen e urës, Muharremi: Le të marrë pjesë edhe kryeministri Kurti

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti Shenoll Muharremi ka mirëpritur takimin e Komunës së Mitrovicës së Veriut me qytetarët e komunitetit serb për çështjen e hapjes se urës së Ibrit.

Ai ka bërë me dije se çdo takim që ka për qëllim informimin e qytetarëve duhet të përshëndetet.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se në këtë takim është mirë që të marrë pjesë edhe kryeministri Albin Kurti.

“Takimi i thirrur nesër nga Komuna e Mitrovicës me qytetarët e komuniteteve (Toën Hall Meeting) për të biseduar rreth hapjes së Urës së Ibrit dhe për të i ndëgjuar shqetësimet dhe brendat e tyre është një veprim pozitiv dhe i duhur. Sa më shumë komunikim, vendimet janë më të plota. Nëse ka nevojë, le të zhvillohen konsultime dhe takime tjera për të i larguar brengat eventuale. Edhe me vendet e QUINT munden me vazhdu komunikimi rreth temës. Edhe nëse vonohet hapja disa ditë apo edhe javë në dobi të komunikimit dhe bashkërendimit, kjo është pozitive. Urën le te hapim, por me stil dhe duke i adresuar shqetësimet e njerezve. Kryeminsitri Albin Kurti mund të merr pjesë edhe personalisht në takim me qytetarët, më së miri ai personalisht le të i adreson brengat e tyre. Komunikimi direkt me qytetarët dhe komunitetet në veri është mënyra më demokratike dhe e qëndrueshme e vendimmarrjes dhe zgjidhjes së sfidave në veri. Secili qytetar dhe politikan në SHBA dhe BE do e përshendeste një veprim të tillë sikur ky nesër që ka për qëllim kjartësimin e situatës se gjenerimin e konsensusit në vendim-marrje”, ka shkruar Muharremi.

Lajme të ngjashme