Takimi i Taravarit me Micoskin, Konjufca: Kandidatja e VMRO-së ka koncepte anti-shqiptare - NACIONALE

Takimi i Taravarit me Micoskin, Konjufca: Kandidatja e VMRO-së ka koncepte anti-shqiptare

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca është pyetur për takimin e kandidatit që e përkrahu Vetëvendosje, Arben Tarivari me Kryetarin e VMRO-së, Micoski.

Konjufca ndonëse ka thënë se se ka parë një takim të tillë, ka vazhduar ta komentoj, duke u shprehur se kandidatja për Presidente e VMRO-së, ka koncepte anti-shqiptare dhe të dëmshme. Prandaj, s’do ta përkrahte një mbështetje të mundshme për të.

Nuk qenkam i informuar për këtë takim. Por duke supozu që është e vërtetë, çka me thanë, ato partitë politike takohen të gjitha me njëra-tjetrën në Maqedoni, po supozoj. Mirëpo sa i kam pa unë ato konceptet politike që i ka zhvillu kjo ja harrova emrin, për Presidente. Ato janë koncepte shumë anti-shqiptare. Ka një dyshim domethanë për popullatën atje edhe për të drejtat e tyre atje. Unë jam shmë kundër këtyre koncepteve. Edhe mendoj që edhe në përgjithësi edhe institucionet, edhe… Jo, unë do të isha kundër cfarëdo le të themi mbështetje të çfarëdo shqiptari për koncepte të tilla për arsye se une i kam dëgju me vëmendje. Unë nuk do t’a preferoja kurfarë opsioni të tillë sepse është në dëm të shqiptarëve.” – ka thënë Konjuca

Lajme të ngjashme