Takimi i Kurtit me liderët evropianë fillon në orën 14:00
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq sot do të qëndrojnë në Bruksel, ku do të kenë takime të ndara me liderët e Gjermanisë, Francës dhe Italisë.
I pari që do të nisë këto takime është kryeministri Albin Kurti. Kurti do të nisë takimin me krerët evropianë rreth orës 14:00.
Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.
“Takimet janë paraparë të nisin në orën 14:00. Së pari kryeministri Kurti takohet me përfaqësuesin e lartë të BE-së Josep Borrell dhe emisarin Miroslav Lajçak dhe liderët e Gjermanisë, Francës dhe Italisë”, ka thënë Stano.
Ai ka bërë të ditur se pas Kurtit, rreth orës 14:30 do të nisë takimi i presidentit serb Aleksandar Vuçiq me përfaqësuesit e BE-së dhe liderët gjermanë, francez e italianë. Një ditë më parë zëdhënësi i BE-së Peter Stano u shpreh se këto takime janë mbështetje për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.