Takimi Albin Kurti-Ramiz Kelmendi: Ahmeti thotë se shefi i ETC-së kishte provokuar përleshje fizike me aktivistët e VV-së - NACIONALE

Takimi Albin Kurti-Ramiz Kelmendi: Ahmeti thotë se shefi i ETC-së kishte provokuar përleshje fizike me aktivistët e VV-së

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Aktivisti i PSD-së, Bardh Ahmeti, e ka bërë një postim në Facebook duke komentuar veprimin e çuditshëm të kryeministrit Kurti për ta mirëpritur në zyrë afaristin Ramiz Kelmendi.

Ahmeti ka ndarë pamje nga aksioni i aktivistëve të VV-së para ETC-së, qendrës tregtare në pronësi të Ramiz Kelmendit.

Aktivisti pretendon se Kelmendi i kishte “keqpërdorur punëtorët duke provokuar përleshje me aktivistët (e VV-së).”

“Ramizi ishte simbol i biznesmenit që promovonte mallra serbe. Por tash, Ramizi sikurse të gjithë mëkatarët tjerë janë amnistuar nga Kurti. Ai u bë një nga biznesmenët e parë që u prit në zyrën e kryeministrit,” – shkroi z. Ahmeti në Facebook.

Në vitin 2019, kujtojmë se Kurti madje do të takonte edhe një nga ish-punëtorët e ETC-së duke avokuar për të drejta të punëtorëve.

Statusi i plotë:

Lajme të ngjashme