“Takim shumë i mirë” – Kurti flet për takimin urgjent me Edi Ramën - NACIONALE

“Takim shumë i mirë” – Kurti flet për takimin urgjent me Edi Ramën

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dhënë detaje për takimin e djeshëm me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Kurti në konferencë për media pas qeverisë, ka thënë se tema e parë e diskutuar ishte siguria kibernetike.

“Takimi i djeshëm ka qenë drekë pune me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, dhe ka qenë takim shumë i mirë, konstruktiv dhe i nevojshëm për shkak të temave. E para është siguria kibernetike. Tema e parë kjo ka qenë. Isha i interesuar të marrë vesh sa më shumë për përvojën e tyre me sulmet e fundit. Tema e dytë ka qenë sfidat e energjisë në javët e muajt në vijim, në kuptimin e furnizimit të qëndrueshëm dhe çmimeve të përballueshme”, theksoi Kurti.

“Tema e tretë ka qenë përgatitjet për ditën e rifillimit të Procesit të Berlinit, sepse e dini që takimet e mëhershme janë bërë në kuadër të zonjës Merkel. Tash takimi bëhet nga kancelari Scholz, dhe ka shumë punë drejt mbledhjes së radhës”, theksoi Kurti më tutje.

Kurti dje për dy orë u takua me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama në Tiranë.

Lajme të ngjashme