Takim baballarësh, babai i Mërgim Lushtakut takohet me babain e Granit Xhakës në Skenderaj
Sami Lushtaku, nënkryetar i komunës së Skenderajt, dhe një nga figurat e rëndësishme të PDK-së, ka takuar Ragip Xhakën, që është kryetar i degës së PDK-së në Zvicër.
Përveç partisë, ata kanë edhe një gjë tjetër të përbashkët: janë prindër. Lushtaku është babai i Mërgim Lushtakut, deputet i PDK-së, ndërsa Xhaka është babai i futbollist të Arsenalit, që dje krejt papritur mposhti “kampionin e zemrave”, Leeds United.
Lushtaku tha se kishte kënaqësi të priste Xhakën në Skenderaj.
“Kënaqësi të mirëpresim në Skenderaj Ragip Xhakën, së bashku me miq të tjerë nga Kryesia e Degës së PDK-së në Zvicër, të cilët na përgëzuan për punët dhe përgjegjësitë tona në kuadër të Komunës së Skenderajt.”, shkroi ndër të tjera Lushtaku.
Nënkryetari i Skenderajt nuk harroi të përmendte edhe Xhakën më të njohur në botë, pra Granit Xhakën.
“Në fund, meqë Ragipi do të kthehej për vizitë tek Graniti, një urim shumë të veçantë për të, për lojën e bukur dhe rezultatet fantastike që këtë sezonë po tregon tek Arsenali”, shkroi tutje z.Lushtaku.
*Teksti përmban një çikë sarkazmë