Tajvani rrëzon një dron të paidentifikuar mbi ishullin afër Kinës
Tajvani thotë se ka rrëzuar një dron civil të paidentifikuar mbi një nga ishujt e tij që shtrihet vetëm disa kilometra larg Kinës kontinentale.
Sipas CNN, droni është parë pak pas mesditës së të enjtes mbi ujërat e Lion Islet, një ishull i vogël në qarkun Kinmen që kontrollohet nga Tajvani dhe shtrihet rreth 4 kilometra nga bregu i Xiamen, Kinë.
Komanda e Mbrojtjes Kinmen, një degë e Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare të Tajvanit, tha se droni u rrëzua pasi flakët paralajmëruese nuk kanë arritur ta bëjnë që të largohet.
Rrëzimi i dronit është vetëm një nga incidentet e fundit të ngjashme që kanë ndodhur pranë grupit të këtyre ishujve. Drone të paidentifikuar janë raportuar në zonën e Kinmen për katër ditë me radhë, por kjo ishte hera e parë që një i tillë është rrëzuar nga Tajvani.
