Tajlanda heq vizat për kosovarët - NACIONALE

Tajlanda heq vizat për kosovarët

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, ka bërë të ditur se Tajlanda ka hequr vizat për Kosovën.

Kosovarët mund të udhëtojnë në këtë shtet pa viza që nga sot.

“Nga sot, qytetarët e Republikës së Kosovës mund të udhëtojnë pa viza edhe në Tajlandë. Ky është edhe një hap më shumë në fuqizimin e pasaportës së Republikës sonë dhe subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.”

Kjo arritje reflekton përkushtimin tonë të vazhdueshëm për të zgjeruar mundësitë ndërkombëtare dhe për të forcuar lidhjet diplomatike me shtetet anembanë botës.” – ka shkruar ajo.

Statusi:

Lajme të ngjashme