Tahiri “thumbon” Abdixhikun: Deputetët janë sovran, ka mbaruar koha kur partia përcakton votën e tyre - NACIONALE

Tahiri “thumbon” Abdixhikun: Deputetët janë sovran, ka mbaruar koha kur partia përcakton votën e tyre

2 orë më parë

nga NACIONALE

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka komentuar zhvillimet e fundit në LDK-së.

Ajo ka kritikuar qasjen e kryetarit të kësaj partie Lumir Abdixhiku për t`i kritikuar deputetët që janë deklaruar kundër kandidatit për president të propozuar nga LDK-ja dhe VV-ja.

Në profilin e saj në Facebook, Tahiri ka shkruar se deputetët janë sovran,,

“Deputetet jane sovran te votes se tyre - ka mbaruar koha kur partia percaktonte voten e tyre - jemi ne demokraci, mentalitetet komuniste i mposhtem qe kur hyrem ne rrugetimin: liri, demokraci, pavaresi..”, ka shkruar ajo.

Lajme të ngjashme