Tahiri supozon: Ndoshta Kurti propozoi shtesat për policët për të larguar vëmendjen nga pranimi i Asociacionit - NACIONALE

Tahiri supozon: Ndoshta Kurti propozoi shtesat për policët për të larguar vëmendjen nga pranimi i Asociacionit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Shefi i deputetëve të AAK-së, Besnik Tahiri, ka reaguar ndaj kryeministrit, Albin Kurti rreth miratimit për shtesat për pjesëtarët e Policisë së Kosovës.

Me anë të një postimi në Facebook, Tahiri ka thënë se ky vendim Kurti ka mundur ta marrë për ta larguar vëmendjen nga pranimi i propozimit të Asociacion

Dje shumica parlamentare iku nga Kuvendi duke refuzuar të miratoj Rezolutën për rritjen e koeficientit, pra rritjen të pagës. Propozimi ynë për rritje ka të bëjë me policët pa dallim, dhe me mijëra nëpunës tjerë publik. Sot Qeveria dhe Kryeministri Kurti gjetën rastin t’i ndajnë shtesat policëve. Unitetin dhe frymën policore, të përkrahur fuqishëm nga uniteti qytetarë në përkrahje të këtij institucioni model, e ndau në kategori sipas tekeve të tij. I diskriminoi, i përqau, i ofendoi me dallimet sipas % kuturu. Ndoshta kjo ka të bëjë me hallin e Kurtit për zhvendosje të vëmendjës nga pranimi i propozimit të Asociacionit”, ka shkruar Tahiri.

Është skandaloze që këta njerëz me këtë mendësi të mbrapshtë, me qëllime to ulta, ngatërrojnë pagën me shtesat. Kështu ju duhet në këto momente turbulencash. Janë në zor. A e dinë këta të paaftë, që policëve dhe kategorive tjera ju takojnë shtesat, pavarësisht nivelit të pagës. Kjo dëshmohet edhe me faktin që vendimi i sotshëm i qeverisë vlen edhe retraktivisht. Fiks para 5 vjetëve ishte percaktuar se shtesa maksimale e rrezikshmërisë për policët mund të ishte 210 euro. Nuk vepruan edhe kur i rrezikuan në veri” shkroi ai tutje.

Lajme të ngjashme