Tahiri: Shokuese të dëgjoj se Osmani kishte vepruar në sinkronizim të plotë kundër opozitës - NACIONALE

Tahiri: Shokuese të dëgjoj se Osmani kishte vepruar në sinkronizim të plotë kundër opozitës

6 muaj më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar se 28 dhjetori ishte data që ia kishte caktuar Lëvizjes Vetëvendosje për mbajtjen e zgjedhjeve.

Lidhur me këtë, ka reaguar shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, i cili e ka cilësuar shqetësues mënyrën se si, sipas tij, Presidentja ka vepruar në koordinim me kryeministrin Albin Kurti, në dëm të opozitës.

“Për mua është bukur shokuese të dëgjoj se Presidentja Vjosa Osmani kishte vepruar në sinkronizim të plotë kundër opozitës, duke i shërbyer kauzës elektorale të Albin Kurtit. Vendimi për datën e zgjedhjeve, 28 dhjetor 2025, ishte pikërisht data e kërkuar nga Kurti, ndonëse kundërshtohej nga partitë opozitare”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Lajme të ngjashme