Tahiri: Sa isha kryenegociatore nuk lejova ndarjen e veriut, u tregoja se tokat shqiptare shtrihen deri te 'molla e kuqe' - NACIONALE

Tahiri: Sa isha kryenegociatore nuk lejova ndarjen e veriut, u tregoja se tokat shqiptare shtrihen deri te 'molla e kuqe'

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-kryenegociatorja e Kosovës, Edita Tahiri ka thënë se Serbia gjithmonë ka kërkuar skenarë të ndryshme për ndarjen e veriut nga Kosova.

Tahiri ka thënë se në kohën sa ishte kryenegociatore nuk ka lejuar asnjëherë këtë dhe se sipas saj, ajo atje u ka treguar se “tokat shqiptare shtrihen deri te 'molla e kuqe.'”.

Më tej, ajo ka kërkuar unitet të spektrit politik në vend.

Shkrimi i saj i plotë:

Serbia gjithenje ka qene ne kerkim te pretekstit per skenare te ndarjes se veriut nga Kosova, e ka shfaqur indirekt edhe ne dialogun e Brukselit, sa isha kryenegociatore per shtate vite nuk e lejova asnjehere, madje kur ishte nevoja ua tregoja se tokat shqiptare shtrihen deri te 'molla e kuqe.' Keto tensione qe po zhvillohen kane per praparavije 'veriun'. Nuk eshte e rastesishme qe Vucic sot i beri thirrje SHBA-ve dhe NATO-s te nderhyje ne veri per ta qetesuar situaten. Prandaj, Qeveria e Kosoves por edhe gjithe spektri politik, pozite dhe opozite, duhet te jene te ne nivelin e pergjegjesise shteterore dhe kombetare per te mos lejuar skenare qe mund te destabilzojne situaten dhe te cojne uje ne mullirin e Viciqit!

Lajme të ngjashme