Tahiri: Rritja e kostos së jetesës është bërë problem kombëtar
Në një konferencë për media sot, shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka folur për siç i quajti "dështimet e qeverisë dhe mungesën e veprimeve adekuate ndaj cështjeve që prekin direkt mirëqenien e qytetarit". Duke adresuar çështje kritike, Tahiri ka theksuar se vendi po ballafaqohet me një sërë sfidash që prekin drejtpërdrejtë mirëqenien e qytetarëve.
Një prej pikave kyçe që Tahiri ka ngritur është rritja e kostos së jetesës dhe inflacioni i pakontrollueshëm. Sipas tij, kjo ka shkaktuar probleme të mëdha në standardin e jetesës dhe ekonominë familjare.
Tahiri ka bërë thirrje për një ndryshim të menjëhershëm në sistemin arsimor. Ai ka cituar rezultatet e dobëta në PISA si dëshmi të degradimit të arsimit.