Tahiri: Qeveria sot duhet t’i plotësojë kushtet e grevistëve - NACIONALE

Tahiri: Qeveria sot duhet t’i plotësojë kushtet e grevistëve

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, ka deklaruar se për më shumë se një vit e gjysmë qeverisje, qytetarët e Kosovës, nuk kanë marrë goditje më të rëndë se kjo që lidhet me bllokimin e procesit mësimor, tash e një muaj.

Ai ka kërkuar që hiç më larg se sot, Qeveria duhet t’i plotësojë kushtet e grevistëve.

“Për më shumë se një vit e gjysmë qeverisje, qytetarrët e Kosovës nuk ka marrë goditje më të rëndë se kjo që lidhet me blkokimin e procesit mësimor, tash e një muaj.

Nuk ka papërgjegjësi më të madhe se sa një temë që lidhet me një popullatë, e të trajtohet me këtë indiferencë.

Takimet dhe dialogu me grevistët nisën vetëm atëherë kur u thellua problemi. Ndërsa, zgjidhja është reduktuar në një masë monetare. Nê fakt dialogu u konceptua si farsê, dhe tallje. Kjo duhet të marrê fund.

Sot, jo më larg se sot, Qeveria duhet t'i plotësojë kushtet e grevistëve, të nisë mësimi dhe të mos bëhet hajgare me një popull”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme