Tahiri për vizat: Kosova plotësoi kushtet dhjetë vjet më parë
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka komentuar liberalizimin e vizave për Kosovën.
Me anë të një postimi në Facebook, Tahiri ka thënë se Kosova ka plotësuar kushtet për liberalizimin e vizave dhjetë bjet me parë.
Tutje, ajo tha se është i largët anëtarësimi i shteteve të Ballkanit Perëndimor në BE.
“Kosova plotesoi kushtet per liberalizimin e vizave dhjete vjet me pare, BE-ja me ne fund vendosi sot. Me kete trend eshte i larget antaresimi i vendeve te Ballkanit Perendimor qe aspirojne BE-ne”, ka shkruar Tahiri.
