Tahiri: Prania e forcave amerikane në veri ia zuri Vuçiqit konferencën në fyt - NACIONALE

Tahiri: Prania e forcave amerikane në veri ia zuri Vuçiqit konferencën në fyt

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook ka shkruar në lidhje me konferencën për media të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Tahiri ka thënë se duket se prania e e forcave amerikane dje në veri të Kosovës ia zuri në fyt Vuçiqit konferencën për media.

Ajo theksoi se Vuçiqi e ka shtyrë këtë konferencë disa ditë pas bisedimeve në Bruksel, që ajo i quajti të dështuara.

Prania e forcave amerikane dje në veri të Kosovës duket se ia zuri në fyt Vuçiqit konferencën për media, të cilën është duke e shtyer tash e disa ditë pas bisedimeve të dështuara në Bruksel”, ka shkruar Tahiri.

Lajme të ngjashme